THIRRJE E HAPUR PËR VULLNETARË NË PRISHTINË // OPEN CALL FOR VOLUNTEERS IN PRISTINA

Projekti masiv artistik “Baushtellë: Balkan Temple” që do të mbahet këtë verë në Prishtinë, Beograd dhe Cyrih bën thirrje të hapur për vullnetarë!

Ekipi i Baushtellës përfshinë mbi 30 artistë nga Prishtina, Beogradi dhe Cyrihu të cilët do të qëndrojnë në Prishtinë nga 10 gushti deri me 7 shtator 2015. Gjatë kësaj kohe do të mbahen një numër i madh i eventeve artistike për të cilat do të na nevojiten shumë vullnetarë. 

Një prej punëve më të nevojshme për të cilën na duhen vullnetar është përgatitja e ushqimit, pasi na duhet të përkujdesemi për gatimin e ushqimit për mbi 40 persona.

Vullnetarët ftohen të bëhen pjesë e këtij produksioni masiv i cili do të tregojë se si kolektivisht ide të medha mund edhe të shihen e të preken fizikisht, e kjo e gjitha nëse kontribuoni në këtë frymë të përbashkët. Me 5 shtator në Kampusin e Universitetit të Prishtinës finalizohet i gjithë përkushtimi në një performancë 6 orëshe.

Ejani ta ndërtojmë këtë ide, të shkëmbejmë me njëri-tjetrin edhe padyshim ta kalojmë së bashku kohën më të bukur këtë vit.

I ftojmë të gjithë të interesuarit të lajmërohen në emailin apply@baushtelle.org or fill out the form here.

 

Photo credit: Mario Topic